Site icon PLAVA E GUCIA SOT

‘Defender Europe 23’ – ​Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan

Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Këtë e ka bërë të ditur ninistri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai tha se përgatitjet janë duke vazhduar, ndërsa theksoi se edhe kësaj radhe do të dëshmohet profesionalizmi i lartë i FSK-së.

“Ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi janë duke vazhduar. Në “Defender Europe 23″, ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente”, i shpeh ai.

Tutje tha se gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.

“Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj.

Exit mobile version