Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Deklaratë e përbashkët e shoqatave në ShBA: Së bashku deklarojmë se mbështesim njëzëri dhe pa rezerva Forumin shqiptar, në zgjedhjet për Komunën e Tuzit

Deklaratë e përbashkët e shoqatave:

shoqata “Malësia e Madhe Michigan”,
shoqata “Koja”,
shoqata “Jehona e Malësisë” dhe
“Fondi Humanitar Rapsha”

Të dashur bashkatdhetarë,

Ne, katër shoqatat, së bashku deklarojmë se mbështesim njëzëri dhe pa rezerva Forumin shqiptar.

Është detyrimi ynë moral dhe kombëtar që të vijmë masivisht më 5 mars për të votuar për të tashmen dhe të ardhmen tonë, për Forumin shqiptar.

Ftojmë shqiptarët kudo që janë nëpër botë të bëjnë sakrifica për mbrojtjen e atdheut, sepse siç tha Isa Boletini, “unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia”, kështu edhe ne jemi mirë kur janë mirë bashkëkombasit tanë dhe atdheu ynë.

Ne i ftojmë malësorët që t’i dalin zot Malësisë, të japin kontributin e tyre që shqiptarët të mbesin Zot shtëpie në vend dhe që Malësia të vazhdoj të marrë frymë vetëm shqip.

Në këtë menyrë parandalojmë ardhjën në pushtet të atyre që i diskriminuan dhe i shtypen me dekada shqiptarët, duke i dëbuar nga tokat e tyre autoktone dhe shekullore, duke i bërë qytetarë të rendit të dytë dhe duke ia mohuar çdo të drejtë kombëtare.

Parandalojmë pushtetin e atyre që janë kundër gjuhës shqipe, kundër Skenderbeut, kundër mirëqënies së shqiptarëve, kundër flamurit shqiptar, kundër rikthimit të tokave shqiptare, dhe kundër çdo gjëje që ka lidhje me shqiptarët.

Por ne unanimisht u themi Jo urrejtësve të shqiptarëve, sepse jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për atdheun tonë, dhë gjëja më ë mirë që mund të bëjmë tani është të shkojmë në votime dhe të rrethojmë numrin para emrit të Forumit shqiptar.

Atdheu dhe vendlindja janë mbi gjithçka, këtë e dëshmoi edhe i madhi Hafiz Ali Korça duke thënë “Zot, të na rrojë Atdheu e Kombësia, aq sa të na rrojë Gjithësia”.
Prandaj, vëllazërisht dhe të unifikuar, ejani që të gjithë së bashku të vulosim fitorën e identitetit tonë dhe gjakut tonë – Forumi shqiptar .

Rrnoft Shqypnia

Exit mobile version