Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Dekretimi i kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, “hakmerret” e djathta nacionaliste, kërkon heqjen e emrave të rrugëve “Ismail Kadare” e “Ernest Koliqi”, voton dhe një shqiptare

Në një kohë që pritet të votohet qeveria e re e mazhorancës së krijuar nga LSDM dhe BDI e Ali Amhetit, e djathta nacionaliste ka zgjedhur të marrë hap, duke futur në rend të ditës, heqjen e disa emërtimeve të rrugëve në Shkup që mbajnë emrat e figurave të shquara shqiptare, si Hasan Prishtina, Ernest Koliqi, Ismail Kadare etj. 

Vendimi është marrë nga shumica e asamblesë së bashkisë së Shkupit, ku ka votuar edhe nënkryetarja e bashkisë, Bujare Abazi, pjesëtare e partisë Aleanca Shqiptare e Zijadin Selës, e cila është në koalicion me VRMO-DPMNE-në e Hristo Mickovskit.

Votimi i një zyrtareje shqiptare për të hequr emrat e Kadaresë, Koloqit e Prishtinës nga rrugët e kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar përplasje mes shqiptarëve.

Sakaq, lajmi sot, përveç dekretimit të Dimitër Kovaçevskit si kandidat për kryeministër, ka qenë dhe lirimi nga burgu i ish-shefit të shërbimit sekret, Sasha Mijallkovsi, kushuri i Nikolla Gruevskit, i cili u dënua për manipulim të zgjedhjeve dhe abuzim me pushtetin.

Ndërkaq, pas dekretimit të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, për të emëruar kryeministër ekonomistin Dimitar Kovaçevski, të besuarin e Zaev, ka nisur edhe përfolja e përbërjes së qeverisë së re.

Siç bëjnë të ditur mediat e Shkupit, Ali Ahmeti do të ketë vetëm një protofol më pak në qeverinë e re, siç është ministria e Arsimit.

Exit mobile version