Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Deputetët harxhojnë deri në 870 euro për derivate –Reagon këshilltari i Kurtit, Dr Jusuf Ulaj, duhet sqaruar dhe ndalur këtë praktikë

Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ulaj tha se pret reflektim nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje.

Sipas tij shpenzimet për karburante duhet sqaruar e ndalur.

“Shumë nga ne që në Lëvizjen Vetëvendosje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga Grupi Parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, tha Ulaj.

Reagimi i tij erdhi pasi të enjten është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.

Nga shpenzimet e publikuara shihet se më së shumti kanë marrë deputetët që vijnë nga Gjakova e Prizreni, deri në 870 euro për dy muaj.

Exit mobile version