Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Dëshira për të studiuar në shtetin amë u bë realitet

Nga Hajrullah Hajdari

Një numër i konsideruar i të rinjve shqiptarë që kishin mbaruar shkollën e mesme në vitin shkollor 1992/1993 për shkaqe botërisht të njohura dhe gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë nuk i kishin vazhduar studimet. Dora e shtrirë e Republikës së Shqipërisë dhe regjistrimi i studentëve të parë në Universitetet shqiptare ishte një sihariq dhe fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi.

Kandidatët e përzgjedhur regjistroheshin në fakultetin gjegjës në bazë të një vërtetimi të lëshuar nga komisioni i përmendur. u lëshonte një i cili u shërbente për t’u regjistruar në fakultetin gjegjës. Bazuar në shkresën nr.187/18.08 1993 dhe listën e kandidatëve për regjistrim në Universitetet e Shqipërisë për vitin akademik 1993/1994 nr.186/93, të cilën kryetar i Komisionit për pranimin e studentëve z.Ferid Kurti ia dërgoi Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, të rinjtë e parë shqiptarë nga Mali i Zi që patën fatin të regjistrohen dhe të studiojnë në Universitetet e Shqipërisë janë: Në Universitetin e Tiranës: Samir Daciq, histori, Nexhat Avdiq, gjeografi, Lulzim Mustafa, gjuhë e letërsi shqipe, Gjylije Rexha, gazetari, Ismet Kallaboviq, gazetari, Xheneta Beqoviq, mjeksi, Nderim Buçaj, mjeksi, Safedin Daciq, mjeksi, Mirlinda Rexha, farmaci, Valdrin Pereziq, administrim-biznes, Gani Demiroviq, administrim biznes, Bajram Mehmedoviq, administrim-biznes, Arjeta Kurtoviq, administrim –biznes, Agron Mehmedi, financë-kontabel, Gazmend Kovaçeviq, financë-kontabel, Fadil Dauti, matematikë. Në Universitetin Politeknik në Tiranë: Gani Daciq, mekanikë, Avni Gjonbalaj, arkitekturë urbane, Viktor Junçaj, elektroteknikë, Valdet Kurti, elektronilë, Haki Salaj, elektrikë Në Universitetin Bujqësor në Tiranë: Mentor Hoti, ekonomi e përgjithshme, Ekrem Cucoviq, administrim. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër: Tahir Sinanoviq, matematikë-fizikë, Fadil Kovaçeviq, histori-gjeografi,Mirsad Gjokoviq, mësues i ciklit të ultë, Sali Gjonbalaj, drejtësi, Naim Daciq, drejtësi, Fatmir Gjekoviq, ekonomi, Naim Hoxha, ekonomi, Rexhep Gjelosheviq, ekonomi,Caf Sinanoviq, ekonomi, Naser Perasheviq, gjuhë dhe letërsi shqipe, Zaim Perasheviq, gjuhë dhe letërsi shqipe dhe në Universitetin Politeknik në Korçë u regjistrua Arben Kurti. Ka pasë edhe disa kandidat që Komisioni i ka zgjedhur për t’u regjistruar por për shkaqe subjektive apo objektive nuk janë

Studentet e gjeneratës së para permendorës së Heroit Kombëtar – Skenderbeut ( Naim Hoxha, Ismet Kallaba, Fadil Kovaçi, Agron Mehmedi,Caf Sinani, Fatmir Gjeka, Rexhep Gjeloshi dhe Lulzim Mustafa – 16 tetor 1993) regjistruar. Edhe në vitet e ndërmjeme u regjistruan disa kandidat të cilët kishin studiuar në Prishtinë si: Gëzim Hajdinaga, Anton Lajçi, Senad Gilaj, Nikë Kalaj e ndonjë tjetër.

– Dëshira dhe ëndrra e shumë gjeneratava më parë për të studiuar në shtetin amë u bë realitet

Kështu pas një viti ndërprerje të rinjtë shqiptarë vazhduan traditen e shkollimit në gjuhën amtare. Me regjistrimin e studenteve të parë shqiptarë nga Mali i Zi  në Universitetet e Shqipërisë u sigurua vijueshmëria e shkollimit në gjuhën shqipe dhe njëkohësisht u plotësua ëndrra e kahmotshme e

Në këto kushte gjenerata e parë e studenteve në Shqipëri vazhdonte shkollimin

gjeneratave të prindërve të këtyre studentave dhe të tjerëve për të studiuar në Shqipëri. Regjistrimi

në Universitetet e Shqipërisë, sidomos studentëve meshkuj, u solli atyre pengesa dhe vështirësi  të konsiderueshme që çonte gjer të rrezikimi i jetës së tyre. Pothuajse asnjë student mashkull nuk

mund të merrte pashaportë për kalimin legal të kufirit. Ata plot 4 apo 5 vjet sa zgjatshin studimet për të hyrë në Shqipëriu detyruan të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale. Studenti Nexhat Avdiqi i ishte drejtuar me kërkesë organit ushtarak në Tivar për shtyrjen e shërbimit ushtarak sepse nëse i lejohej do kishte të drejtë të marrë pasaportën. Natyrisht, organi ushtarak i Tivarit, sjell vendimin nr.03-235/28.09.1994 me të cilin  refuzohet kërkesa e tij. Në arsyetim të vendimit ndër të tjera thuhet: “Nga evedinca zyrtare e këtij organi është vërtetuar se i përmenduri është thirur, gjegjësisht është planifikuar për t’a nisur në Ushtrinë  e Jugosllavisë, nuk i është përgjigjur ftesës dhe kundër tij është lëshuar urdhëresa për ekzekutimin e detyruar. Po ashtu i përmenduri për t’u regjistruar në fakultet jashtë shtetit nuk  ka mundur të shkoje pa lejën e këtij organi”! Dhe kështu për studentët që u regjistruan në Shqipëri ekzistonte rreziku përmanent i arrestimit të tyre në kufi dhe çuarja direkt në shërbimin ushtarak jugosllav.

– Rreziku i kalimit ilegal i kufirit

Sa herë që shkonin në fakultet apo vinin në shtëpi studentët u përballën me situata të ndryshme e të rrezikshme. “Një të premte pasdite po kthehshim në shtëpi dhe posa dolëm në anën tonë, pa pritur e kujtuar para nesh u shfaq ushtari jugosllav me tyten e pushkës të drejtuar drejtë nesh! Nuk na lejoi të shkonim në shtëpit tona dhe u desht që të kthehemi përseri në Shqipëri. Pastaj diku më poshtë Bunës morëm një lundër tjetër e dolëm në Lisna Bore dhe disi mbërrijtem në shtëpi!” deklaruan një zërit Agron Mehmedi dhe Fadil Kovaçi, studentë të gjeneratës të parë në Shqipëri. Ata përmenden edhe rastin e ndalimeve të shpeshta në Shkodër, kinëse për verifikim nga policia e shtetit. “Na ndaloj një polic në qendër të qytetit, na kërkoi pashaportat të cilat ne nuk i kishim. Kërkonte nga ne diçka apo thoshte se do të na çoje në polici. Ne ia shpjeguam gjendjen tonë dhe

Studenti

Fadil Kovaçi duke shmangur përballjen me rojet e kufirit

arsyen e qëndrimit pa leje në Shqipëri, por ai vazhdonte kërkesën e tij. Ne të revoltuar e të

mërzitur nga këto ndalesa i thamë: na çoni bre burrë në polici e të merret vesht njëherë e përgjithmonë puna e jonë. Vërtetë pastaj na lëshoi”.

Nuk ishte aspak e lehtë përballja e studentëve  me kushtet e vështira të kapërcimit ilegal të kufirit, në kushtet e motit të keq, presionit psiqik që sjellë me vete thyerja e shtigjeve kufitare dhe  rreziku i arrestimit nga forcat jugosllave në kufi, prandaj studentët e gjeneratës së parë nga Mali i Zi që mbaruan studimet në universitetet e Shqipërisë meritojnë rrespekt të veçantë.

Exit mobile version