Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Dështojnë frenat e veturës zyrtare të Abazoviqit, autoritetet malazeze nisin hetimet e thella

Autoritetet po përcaktojnë se përse frenat kanë dështuar papritur në “Mercedesin” shtetëror në të cilin ishte kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas informacioneve të vijesti.me, ka dështuar sistemi i frenave të veturës zyrtare derisa Abazoviq ka qenë në Obzovicë, rreth pesëdhjetë metra para një rruge tatëpjete. Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik dhe Abazoviq në atë kohë ishte në një vizitë zyrtare në Tivat.

Pasi automjeti ndaloi në një anë të rrugës, kreu qeverisë malazeze është larguar me një veturë tjetër dhe që atëherë po përdorë një veturë të tipit “Audi”.

Nga MPB-ja thonë se kontrollet e deritanishme tregojnë se bëhet fjalë për një problem teknik për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të konsiderueshëm që ka kaluar automjeti.

Gjithashtu theksohet se njeriu i parë i atij institucioni dhe bashkëpartiaku i Abazoviqit, Filip Axhiq, ka iniciuar mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të sigurisë, “për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje”.

Ndryshe, raportohet se 12 vjet është mosha mesatare e mjeteve motorike zyrtare, të cilat përdoren në kuadër të Departamentit për sigurimin e personave të mbrojtur. 

Exit mobile version