Site icon PLAVA E GUCIA SOT

DHIMBJE T’MADHE I LE MALSISË

Nga:  Ramazan Çeka-MJESHER I MADH

Në respekt të kolegëve të tu artistë; të Malësisë, të Shkodrës e mbarë Shqiptarisë, bashkëpunëtor dhe miq të artit, të këngës e të zemrës, të cilëve sot për ty po u lotojnë sytë dhe zemrat, mbuluar me dëshpërim e dhimbje, po i them dy fjalë në emër të tyre!

LINDON CAMAJ

Familja Camaj!

Me dhimbje të thellë e pikëllim në zemër, në emër të këtij rrethi shokësh dhe kolegësh, ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Dhimbja juaj është e pa përshkrueshme me fjalë.

Ikja e parakohshme e Lindonit po lë një boshllek të madh edhe ndër të gjithë ne si mik, si shok, koleg, artist e bashkëpuntor i zellshëm, besnik e virtuoz.

Meritat dhe vlerat e tij do të mbeten shembull për të gjithë ne, ndaj edhe pse po largohet fizikisht, me zërin dhe këngën e tij ai do mbetet i gjallë sa të jetë jeta.

Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!

JU LA KANGEN AMANET

Pse bilbili sot s’po k’ndon?

Pse sot qielli po loton?

Pse Malsia asht’ shkreh n’vaj?

Po vajton djalin e saj

.

Sa me shpejt u përhap gjama,

Për kangtarin Lindon Cama,

U largua prej k’saj jetë,

Kujtim kanga ka me i mbet.

Lindon Camaj djal’ malsor,

Atje larg në Diaspor’,

Në mosh’ t’re u nda nga jeta,

Thesar la kangët e veta.

Amanet me gojë ka lan’,

Me e çu te toka nanë.

Në Malsi e Traboin,

Ka me mbet kanga kujtim.

Do t’kujtohet mot pas motit,

Krenari n’Vuksanaj t’Hotit,

Në Malsi e n’Amerikë,

Kanga jote do t’bajn’ dritë.

Exit mobile version