Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Dialogu Kosovë-Serbi, më 27 qershor, takim në Shtëpinë e Bardhë –

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell  ka deklaruar se me 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell përmes një postimi në Twitter, thekson se i është premtuar ndalja e fushatës së çnjohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”,shkruan Grenell.

Ai tutje ka shtuar se nëse ndonjëra palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit atëherë do t’i kthehen “status quo-së” pasi të largohen nga Washingtoni.

https://twitter.com/richardgrenell/status/1272566747183280129?s=21
Exit mobile version