Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Diaspora solli 630 milion euro për gjysëm viti në Kosovë

Atdheun nuk e patën ndërmend veç kur ia mësynë atij për pushime, verës.

Bile, për para, vendlindja e familja që iu jeton në Kosovë, mërgimtarëve iu kujtua goxha shpesh sivjet.

Veç gjashtë muajt e parë të këtij viti, ata dërguan 632 milion e 900 mijë euro, 77.5 milion më shumë se periudhën e njëjtë të 2022-ës.

Remitencat më të shpeshta u regjistruan nga  Gjermania por nuk munguan as nga Zvicra e Amerika.

Kjo shumë mund gati të katërfishohet nëse llogariten edhe paratë që ata lënë gjatë pushimeve në Kosovë, tërë vitin. 

Exit mobile version