Sipas raportimeve të gazetes gjermane “Die Welt”, Grenell nuk do kthehet nga Washingtoni në Gjermani pas punës së përkohshme si shef i shërbimit sekret amerikan.
Tërheqja e tij mund të ndodh brenda javëve të ardhshme.
Trump në muajin shkurt e ktheu Grenellin në Uashington për të marrë përkohësisht përsipër drejtimin e shërbimit sekret të SHBA-së, pasi zëvendësoi ish-drejtorin në detyrë të Inteligjencës Kombëtare Joseph Maguire, shkruan politico përcjell Klan Kosova.
Mandati i tij si zyrtari më i lartë i inteligjencës së Trump ka marr fund.
Javën e kaluar, Senati i SHBA-së konfirmoi se Kongresmeni John Ratcliffe do të pasojë Grenellin në këtë detyrë.
Në fillim të marsit, “Daily Wire” raportoi se Grenell kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë se ai nuk dëshironte të kthehej në Berlin pasi të mbaronte pozita e përkohshme në krye të inteligjencës në Washington.
Në atë kohë, megjithatë, nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë, as nga Ambasada në Berlin.