Nga Instituti për Shëndetin Publik, mësohet se në 24 orët e fundit, nga pasojat e infektimit me Covid- 19, kanë vdekur 2 pacientë, kurse 2.590 persona kanë rezultuar pozitiv nga 6.994 mostra të testuara.
Siç shkruan rtcg, kjo, njëkohësisht, është dita me numrin më të lartë të infektuarish nga koronavirusi në Mal të Zi. Kompetentët shëndetësorë, ftojnë qytetarët të vaksinohen sa më parë dhe njëkohësisht, në respektimin e masave dhe rekomandimeve në ruajtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, transmeton .
Nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë thënë se varianti Omicron i koronavirusit i cili është identifikuar para 18 ditësh, është dominant dhe po përhapet më shpejt sesa variantet tjera. Sipas statistikave, numri i personave të infektuar deri më 3 janar, në krahasim me dy javë më parë, është rritur për gati 450 për qind.
Autoritetet shëndetësore, apelojnë tek qytetarët që festat e ardhshme ti kalojnë në shtëpitë e veta, me të afërmit dhe të shmangin çdo lloj tubimi publik duke respektuar masat e parapara epidemiologjike.