Reagimi i Kryetarit të Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu në Facebook:
Ky është reagim ndaj gabimeve të mëdha politike që po ndodhin në Mal të Zi!
…..mungesa e marrëveshjes për përzgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese, mungesa e dialogut politik serioz mes partive politike dhe mbi të gjitha rivotimi i Ligjit për Presidentin e Malit të Zi e drejtojnë skenën politike deri në bllokimin e plotë të të gjitha institucioneve të sistemit dhe humbjen e legjitimitetit apo kapacitetit e të gjitha institucioneve. Kjo do të rezulltojë që kriza e madhe politike të arrijë në probleme të papara deri tani që janë vështirë për t’u zgjidhur.
A është e nevojshme të themi edhe një herë se ne i dënojmë ato gabime. A janë akterët politik në MZ me një memorie kaq të shkurtër sa të ketë rëndësi vetëm çfarë do të ndodhë nesër apo në zgjedhjet e ardhshme dhe jo çfarë do të ndodhë pas një viti, dy apo dhjetë vite?
A dëgjoni zërin këmbëngulës nga miqtë tanë perëndimorë se çfarë hapash duhet të ndërmerren? Kam votuar Pro për kandidatët për gjyqtarë dhe kam votuar dy herë kundër Ligjit për President. I vetmi në parlament që kishte një qëndrim të tillë për ato çështje. Por ato nuk janë të shkëputura, por shumë të kushtëzuara me zgjedhjen e shumë problemeve të tjera. Prandaj, si pjesë e një pakete më të gjerë, propozova një qeveri të përqendrimit që duhet të përgatisë zgjedhjet bazuar me pjesëmarrjen e të të gjithëve.
Qëndrimi im është se Mali i Zi nuk është një ishull i izoluar me probleme, por ato probleme prodhohen edhe nga qendrat jashtë Malit të Zi, sepse “rajoni nuk u pajtua pas luftërave të viteve 1990-ta. Fantazmat nga e kaluara nuk thirren në mënyrë të barabartë nga të gjithë, por për fat të keq politikanët nga Beogradi duket se jetojnë me shpresën për të përmbushur planet e shekullit të 19-të”.
Prandaj zërin tim në parlamentin ku përfaqësoj shqiptarët në Mal të Zi e kam përdorur për një kohë të gjatë për të bërë thirrje për një dialog midis sllavëve, një dialog midis shumicës ortodokse! Jo sepse këto probleme nuk na interesojnë, por përkundrazi sepse qëndrimi im është shumë aktual edhe sot: “Të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi janë nën hijen e marrëdhënieve mes malazezëve dhe serbëve”.
Dhe kjo është arsyeja pse ishtë një ditë veçanërisht e keqe për Malin e Zi kur protestuesit hedhin shishe dhe shumë sende të tjera ndaj meje dhe kolegut Mustafiq.
Incident që as nuk duhet minimizuar dhe as ekzagjeruar, por që është tregues se ku kemi arritur si shoqëri. Është incident i ardhur nga protesta,të cilën unë si kryetar i Forcës e kam mbështetur edhe para tubimit të parë të muajit nëntor.
Andaj falënderoj të gjithë ata që e dënuan atë incident. Nuk dua të ndaj askënd pak apo shumë nga ata që e dënuan incidentin, por më duhet të them se pas kërkimit të faljes publike me iniciativën time u zhvillua një bisedë miqësore mes meje dhe z. Mrvaljevic, i cili është më së pakti përgjegjës për incidentin.
Në fund do të shfrytëzoj një pjesë të tekstit tim që e kam shkruar me rastin e 15 viteve nga Pavarësia e Malit të Zi.
“Duhet vendosmëri të qëndrosh përballë populistëve dhe t’u thuash atyre se e kanë gabim.” Duhet vendosmëri për të dalë prapara njerëzve dhe për t’i treguar se ku kemi gabuar. Ato gabime nuk duhet të kapin të ardhmen e fëmijëve tanë, kur gabimet e baballarëve të dikujt na kanë zënë në kurth për një kohë të gjatë. Disa duhet të heqin qafe mitet dhe të pranojnë gabimet e bëra edhe në emrin e tyre. Mos e mashtroni popullin sepse rezultatet do të jenë si shumë herë në histori.”
Do të ketë ende mundësi të humbura, por që ky dështim të mos jetë me dekada dhe historikisht duhet të mësojmë nga gabimet tona, nëse jo nga gabimet e të tjerëve, të paktën nga gabimet tona”.
Gabime që të gjithë i kan tepër shumë!
Genci Nimanbegu
Ps. Për hupjen e rrugës europiane dhe mediat nxitëse një herë tjetër.