Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Dokumenti për ndryshim kufijsh që shokoi Ballkanin, flet kryeministri slloven – ja kë fajëson

Kryeministri slloven, Janez Jansa ka reaguar në lidhje me disa harta jo-formale të Ballkanit që kanë qarkulluar së fundmi në media, e për të cilat u raportua se kanë dalë nga kabineti i tij si ide për ndryshim kufijsh.

Ai ia ka lënë fajin oponentëve të tij politikë, duke thënë se po nxjerrin lajme të rreme.

Në një postim në Twitter, Jansa ka thënë se të gjitha këto veprime po bëhen për luftë të brendshme politike.

“Ne jemi të gjithë të shokuar që partia ALDE dhe presidenti i saj Hans van Baalen janë duke shpërndarë lajme të rreme, të krijuara në Slloveni nga miqtë e tij slloven për luftë të brendshme politike. E turpshme”, ka shkruar ai.

Se këto lajme janë të pavërteta, e kanë thënë edhe nga presidenca e Kosovës, teksa shtuan se një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vet Brukseli.

Sidoqoftë, nga kabineti i Vjosa Osmanit thanë se qëndrimi është i qartë se janë kundër çdo dialogu ku flitet për territorin e Kosovës.

Exit mobile version