Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Doli nga shtypi libri më i ri i Dr Nail Drages: “Masakra e Tivarit-gjenocid kundër shqiptarëve”

Përmes një postim në rrjetin social facebook zt Draga njofton për daljen nga shtypi të librit të ti më të ri “Masakra e Tivarit-gjenocid kundër shqiptarëve”

Njoftim!

Miq të nderuar, ju njoftoj së ditë më parë ka dalur nga shtypi libri im më i ri “Masakra e Tivarit-gjenocid kundër shqiptarëve”. Në këtë botim prezantohen artikuj, studime, dëshmi, intervista e recensione për këtë masakër e cila ka ndodhur me 1 prill 1945, në qytetin e Tivarit. Libri i kushtohet kësaj ngjarje më rastin e 75-vjetorit të saj(1945-2020), në shënjë përkujtimi dhe nderimi ndaj viktimave të pafajshme, vetëm pse ishin shqiptarë! Kjo vepër gjenocidale është realizuar me skenar dhe regji nga pushteti ushtarak jugosllav i kohës, ndërsa përgjegjësi mbajnë edhe udhëheqësit e Shqipërisë.

Në rrethana të reja shoqërore ka ardhur koha  që të rishkruhet historia, dhe të thuhet e vërteta për këtë  masakër, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe paragjykimet, që do të jetë në favor të faktografisë shkencore si kudo në botën demokratike. Ndërsa kur tash Kosova është shtet i pavarur i takon Qeverisë së saj të inicojë me pushtetin në Mal të Zi  për ngritjen e një memoriali në tre gjuhë të vendi i masakrës, si monument i kujtesës, për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën!

Exit mobile version