Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq sot ne një konference për shtyp, ka thënë se është i gatshëm te tërhiqet nga kandidatura për kryeministër te ri, ne qofte se ne atë post vije një kandidat/e qe do luftoje korrupsionin e krimin e organizuar po si ai, ose me shume.
Për ketë pozite e ka përmendur drejtoreshën e MAN-s, organizatës joqeveritare kryesisht hulumtojnë afera korruptive e krimin e organizuar.
Përndryshe, kemi tre kandidat te “vete shpallur” për pozitën e kryeministrit, Andrija Mandia nga fronti demokratik (pro rus), Dritan Abazoviq nga URA dhe Ibrahimoviq nga partia boshnjake, qe te tre kane propozuar veten e tyre për ketë pozite dhe nuk kane mbështetjen e partive tjera./Plava e Gucia Sot