Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Driton Kuka reagon ashpër ndaj institucioneve

Trajneri më i suksesshëm shqiptar, Driton Kuka, është parë i zhgënjyer me qasje e institucioneve karshi federatave, duke thënë financimi për Federatat Sportive të rregullohet sa më parë.

Kuka ka bërë të ditur se Federata Sportive ende nuk kanë marrë asnjë financim nga MKRS.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, 49-vjeçari ka kërkuar që të gjendet forma e duhur që do t’i mundësonte sportit të funksiononte pa pengesa.

Reagimi nga Driton Kuka:

“Federatat Sportive po hyjnë në fundin e 3 mujorshit të parë dhe ende në pritje për vlerësimin e pikëve nga Ministria,që dmth ende asnjë financim ska ndodh për vitin 2021!

Çdo gjë po vonohet dhe rrjedhimisht ska asnjë lëvizje në këtë drejtim!

Si të mbijetohen këto situata kur tani më shumë federata për mungesë financimi sdijnë as si të sjellen.

Edhe kjo praktikë duhet marr fund,financimi duhet rregulluar që federatat të jenë funksionale e jo duke pritur me u zhyt në obligime.

Kosova krenohet me të arriturat në sport por duhet gjetur formën për të funksionuar pa pengesa”.

Exit mobile version