Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Dukaj: Është hapur Prokurimi publik për rindërtimin e shkollës në Rozhajë

Marash Dukaj, zëvendës ministër i Ministrisë se Arsimit, qe vjen nga Alternativa Shqiptare, ka bere te ditur këtë, përmes një postimi ne facebook.

Tutje ai ka shkruar:

“ËSHTË HAPUR PROKURIMI PUBLIK PËR RINDËRTIMIN E SHKOLLËS NË DACAJ”

Ashtu siç kemi premtuar, Ministria e arsimit kishte planifikuar mjetet e nevojshme për rindërtimin total të shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës.

Përveç kësaj në kishim hartuar edhe projektin!

Për hirë të disa procedurave të institucioneve relevante kjo u zvarrit për një kohë, por që me kënaqësi Ju njoftoj se është hapur Prokurimi publik për rindërtimin  e shkollës në fjalë!

Detajet mund të shihen edhe në linkun ⬇️

http://portal.ujn.gov.me/delta2015/search/displayNotice.html?id=136293&type=InvitationPublicProcure&fbclid=IwAR17PYwu6T91BFbLX9LneKjcgwLQW_-RYGLwEUJZiTS5w1Fxx_avlANaAmQ

Exit mobile version