Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Dy fjalë për çështjen e Krahinës së Preshevës

Shkruan: Refik HASANI

Në kohën që po flitet si asnjëherë më parë për arritjen e një marrëveshje të quajtur finalja e bisedimeve Prishtinë-Beograd,shqiptarët nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe  Preshevës sikur me të drejtë presin dhe  kërkojn të mos  mbetën jashtë këtyre bisedimeve. Dje,Këshilltarët shqiptarë të tri kuvendeve komunale aprovuan një deklaratë politike. Është deklarata e parë pas vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve të kësaj krahine të 12 shtator të vitit 2015. Kjo më shumë përngjan një lutje drejtuar instancave dhe bartësve më  të lartë të Republikës së Kosovës që të jen pjesë e bisedimeve në Bruksel.

***

Përveq zgjedhjeve që mbahen për Kuvende Komunal në tri komunat shqiptare, mbahen e organizohen edhe zgjedhjet për Këshillat Kombëtare të Pakicave. Këto zgjedhje të treta me radhë tani jan shpallur dhe do të mbahen këtë vit.Nga ajo që për këto vite të funksionimit të këtyre këshillave nuk është vrejtur që ka ndonjë përmisim të drejtave të njeriut dhe drejtave kolektive apo në përmsim të kushteve të jetesës. Prandaj,lufta që është dukur nga zgjedhjet e kaluara për këto këshilla tani së paku nga koha që ka kaluar ka treguar nuk duhet dhe nuk ka nevoj shpenzime të energjisë. Mesazhi jo vetëm përmes këtij shkrimi  por edhe i gjithë opinionit të gjërë që forumi i këshilltarëve komunal shqiptarë të takohen, konsultohen së bashku me Kryetar Komune, Kryesues subjekte politike dhe shoqata të jen unik dhe të tregohet një klim më e mirë.  Më shumë do të duhej përkushtim lidhur me referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992. Këto Këshilla që më shumë i shkojn për shtati Beogradit për të prodhuar efekte para BE-ës sikur i respekton të drejtat e njeriut dhe kolektiv.

***

Pas heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë më 20 Janar 2013, që ishte një mos organizim i duhur në mbrojtje të këtij lapidari e që ran në provim subjektet politike të tri komunave.Edhe më herët e kemi shprehur publikisht që lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë i është dashur t’i bëhet një roj nderi ditë e natë. Tani gjithnjë e më shumë Beogradi zyrtar kërkon që edhe përmesë miratimit të ndonjë ligji për Memorialet të ndalohen dhe rrënohen edhe lapidarë, pllaka, memoriale e shtatore të luftëtarëvë të UÇPMB-ës. Beogradi  kështu së paku edhe nëse nuk i heqë memorialet tjera krijon një pasiguri që mos të vazhdohet  të vendosen tjera.  Sikur të ishin insistues  Tirana e Prishtina zyrtar që Lapidari i UÇPMB-ës të khtehet në vendin që ishte vendosur tani Boegradi nuk do të kërkonte rrënimin edhe të laidarëve tjerë.

Exit mobile version