Site icon PLAVA E GUCIA SOT

E kuptoj dyshimin në sinqeritetin e propozimi të “Paktin Kundër Korrupsionit” nga mungesa e aksionit në të kaluarën

Nga Gazmend Gjonbalaj

Megjithatë kjo është një zhvillim pozitiv në jetën politike Kosovare. Artikulohet nga partia në pushtet si një e KEQE që duhet luftuar, në vend që të ofrohen arsyetime të tipit “gjithkund ka korrupsion” apo “gjithkush është i korruptuar” apo me “aksionet” pa rezultate.

Tolerimi i së keqes dhe arsyetimet e së keqes me prezencën e të këqijave tjera degradon kulturën deri në shkatërrim.

Nënshkrimi i “paktit” nuk është aq i rëndësishëm, aq sa ka vlerë vendosja e një vijë të kuqe ndaj të KEQES. Votuesit munden ti shohin menjëherë se a janë aksionet e të gjitha partive pa përjashtime në përputhje me retorikën anti-korrupsion në listat për deputet.

Nuk është me rendësi a është bërë ky ndryshim i retorikës nga presioni i votuesve të PDKs, nga dëshira e PDKs të marr votues të rinj, apo nga qërimi i brendshëm i hesapeve. Me rendësi është a do të kanë aksione me rezultate (shkarkime, arrestime, konfiskime).

Sidoqoftë, është progres të thuhet haptazi kjo është e KEQE – sepse të rinjtë e marrin kulturën nga liderët dhe familja. Emancipimi i votuesve të Kosovës është i ndjeshëm dhe i dukshëm nga evoluimi i partive në fushata.

Exit mobile version