Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar qëndrimin e shqiptarit Dritan Abazoviq në Malin e Zi pas zhvillimeve të fundit atje. I quan të “turpshme” veprimet e tij.
“Me vetë faktin atje që edhe klerikët, edhe njerëzit që ish dashtë me u marrë me punë shtetërore, përjetojnë ekstazë tu e kënduar këngën “Do të kthehemi në Kosovë”, kjo punë nuk është hiq shpirtërore”, thotë Konjufca.
“Është e turpshme për Abazoviçin me nejt gatitu tu u këndu ajo këngë e turpshme”, shtoi ai në emisionin “DPT te Fidani”.
Konjufca thotë se Serbia dëshiron të krijojë “botën serbe në Ballkan”.
“Kjo që ndodhi në Mal të Zi dje, është bash në favor të argumentit që e shpjegova, Serbia e ka të njejtë orientimin si të viteve 1990. Këtë orientim të njëjtë më së miri e shpjegon sintagma që e nxiri Vulini dhe të cilin e tumiri Vuçiuqi e kjo sintagmë është krijimi i bOtës serbe në Ballkan. Çka i bjen me u kriju bota serbe në Ballkan? Krijimi i botës serbe në Ballkan i bjen me bashku Reoublikën Serbe me Serbinë e ajo i ka 25 km katror, është e madhe sa krejt Maqedonia. Së dyti marrja e Veriut të Kosovës, eksterritorializmi i mëtutjeshëm i Kosovës si dhe një Zajednicë në Kosovë edhe pasi ta ndan Kosovën. Sa i përket Malit të Zi, me e detyru me e ç’njoftë Kosovës, me e hjekë prej NATO’s dhe me e federalizu”, shpjegoi Konjufca.