Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Edit Shkreli, Gjyqtarja e parë shqiptare kandidate në Gjykatën në Nju-Jork

Nga Beqir SINA

New York City (12 Mars 2023) : Edit Shkreli është një vajzë akademike shqiptare me shumë bagazh profesional, u tha në brëmjen festive të oraganizatëse së Gruas Shqiptare në Amerikë – “Motrat Qiraizi”.

 Ndërkohë, që drejtuesja e kësaj feste u bëri u thirrje Shqiptarëve të dalin e të votojnë për Shkrelin, si kandidatja e parë shqiptare për gjykatëse në Nju- Jork.

Ajo, në fakt, është gjyqtarja e parë shqiptare në Nju-Jork, e punësuar në Gjykatën Civile të Bronx-it, e cila ka korrur suksese të mëdha gjatë karrierës së saj dhe së fundmi ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet prokurore për gjykatën në Nju-Jork.

Edit Shkreli është një avokate e asociuar e Gjykatës së Lartë Eddie J. McShan, .

Ajo në fillimet e veta ka shërbyer si Mbikëqyrëse e Departamentit të Nxitjes së Investimeve të Huaja në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë në Tiranë, Shqipëri, nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Po ashtu Edita ka shërbyer si shkruese e fjalimeve të ish Kryeministrit të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, dhe ka qenë koordinatore e kongreseve në fushatën e Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2013.

Në Nju Jork ndërsa përfundojë studimet, ajo u nderua me Juris Doctor nga Fakulteti Juridik i Nju-Jorkut, e diplomuar me nderime të larta në vitin 2011.

 Biografia e Edit Shkrelit

Televizion kryesor i qytetit të Nju Jorkut, “NY1” foli për biografinë se shqiptares  Edit Shkreli. NY1 tha se ajo është profesoreshë në Fakultetin Juridik të Nju Jorkut dhe avokate. Ajo ka jetuar në seksionin Pelham Parkway të Bordit të Komunitetit 11 që kur ajo dhe familja e saj u transferuan në Shtetet e Bashkuara kur ishte adoleshente. Një banore për një kohë të gjatë në Bronx, ajo ka një interes për të formuar pozitivisht lagjen e saj dhe shpreson të përmirësojë jetën e komunitetit përmes angazhimit dhe përfshirjes së saj aktive në bordin e komunitetit.

Exit mobile version