Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ekstremistet serbë sërish sot në Martinaj (Video- foto)

Martinaj 1 Maj 2019

“Ska molim hiç, ikni në Serbi” – Malësorja përplaset me serbët në Martinaj”

Përkunder faktit që nuk kanë siguruar leje ndërtimi nga komuna e Gucisë disa ekstremistë serb sërish sot erdhën për të provokuar banoret e fshatit Martinaj të Gucisë. Sipas deklaratave të serbëve ata kishin ardhur për të bërë ca matje me gjeodetë para nisjes së punimeve ndërtimore. Ardhja e tyre sot është thjesht vazhdimësi e provokimeve që kisha ultranacionaliste ortodokse serbe po i bënë vazhdimisht ndaj këtij fshati shqiptar,

Banoret e fshatit dhe të Plavë Gucisë janë thellësisht të indinjuar me këto provokime të rrezikshme të cilat mund të kenë edhe pasoja dhe implikime më të rënda.

Në një video postim në facebook shihet ballafaqimi verbal i banorëve të fshatit me njerëzit e kishës serbe. Shtetet tona heshtin, ndërkaq banoret e Martinajve presin çfarëdo mbështetje institucionale në ballafaqim me kishën e Serbisë, kishë kjo që historikisht në vazhdimësi, sëbashku me Akademinë e Shkencave të Serbisë, i ka krijuar planet hegjemoniste e ultranacionaliste serbomadhe, u ka paraprirë dhe i ka mbështetur ato me të gjitha mjetet. /Plava e Gucia Sot

Disa nga banoret e fshatit Martinaj

Exit mobile version