Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Elektroekonomia e Malit të Zi në shitje?

Lideri i Lëvizjes për ndryshime Nebojsha Medojeviq ka deklaruar se Qeveria planifikon të marrë hua dhe të shesë pronën shtetërore, përfshirë këtu edhe Elektroekonominë e Malit të Zi. Ai përkujtoi këtë në tekstin të cilin e ka publikuar Agjencia Rojters. “Kryeministri ka tentuar që pa fakte ta akuzojë kryetarin e Bordit të drejtorëve Millutin Gjukanoviqin  dhe ta heqë vëmendjen e opinionit nga tradhtia dhe hajnia e vet”, deklaroi Medojeviq.

Sipas të gjitha gjasave, shton ai, zyrtarët dhe ministrat e tij merren me këtë çështje. Rojters tregon se janë duke u zhvilluar negociatat rreth vazhdimit të ndërtimit të autostradës dhe se kërkohen kreditorët e ri për këtë çështje, dhe thekson se autostrada askurrë nuk do të jetë projekt i leverdishëm./ Rtcg

Exit mobile version