Emri i çdo individi paraqet çështje më rëndësi jo vetëm personale, familjare e shoqërore por edhe kombëtare sepse përmes tij dëshmojmë identitetin kombëtar në vend dhe në botën e jashtme. Si të popujt e tjerë edhe tek ne shqiptarët çështja e emërtimit ka evoluar në sajë të rrethanave shoqërore duke qenë dëshmi e kohës përkatëse
Nail Draga
Kohë më parë mediat informuan se juristja Xhezide Selimi nga Kosova ka treguar së dëshiron të mbajë një emër shqiptar dhe jo arab. Ajo e lidhi këtë zgjedhje me idenitetin e saj dhe dëshirën për t´u përfaqësuar përmes një emri që, sipas saj pasqyron më mirë rrënjët shqiptare.
“Dua emër shqiptar, jo arab”!
Juristja shpjegoi se emrin Xhezide e ka trashëguar nga gjyshja, por tashmë ka zgjedhur që në të ardhmen të identifikohet me emrin Zana.
Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe diskutime rreth identitetit kulturor, traditës dhe të drejtës së secilit për të zgjedhur mënyrën se si dëshiron të identifikohet. Ndaj qendrimit të juristës Selimi, kishte reagime të ndryshme, nga ata që e kanë mbeshtetur, por edhe të tillë që nuk iu ka pëlqyer. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje personale, sepse askush nuk mund të imponojë emrin, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se për fëmijet kanë vendosur prindërit e tyre, apo ndonjë mik i familjës.
Duke marrë parasysh se emri personal përveç identitetit personal paraqet edhe identitetin kombëtar, një dukuri e tillë është e pranishme kudo në hapësirën etnogjeografike shqiptare.
Emri arab në formë të shkurtuar
Ne shqiptarët kur shkojmë si vizitor apo për raste të tjera në shtetet e ndryshme evropiane e gjetiu, kur prezantohemi me emrin personal, e kemi problem për ti bindur të tjerët se jemi shqiptar, sepse në pjesën dominuese emrat tonë janë me përkatësi orientale(arab, turk, persian), ku përmes emrit të huajt na përcaktojnë edhe përkatësinë kombëtare. Raste të tilla ka kudo, por unë do ceki një rast tipik që ma ka treguar një qytetar nga Kosova.
Në një takim me një individë nga Kosova i cili punon e jeton në Gjermani, me ka treguar se e ka ndier vetën të prekur kur një qytetar nga Algjeria i ka thënë se emrin personal e ke të shkruar gabim. Në pyetjen e tij se ku qëndron gabimi ai i ka thënë së emri duhet të shkruhet si Aburrahim e jo Rrahim si e kam të shkruar. Ai kishte të drejtë se emri im është me kuptimin arab, dhe si i tillë është dashur të shkruhet, ndërsa prindërit e kanë vendosur në formë të shkurtuar. Nuk ka dilemë se raste të tilla ka mjaft te shiptarët qoftë të emrat me origjinë arabe, apo edhe kristiane. Në lidhje me këtë çështje shqiptarët që janë vendosur në SHBA me rastin e marrjës së dokumentëve personale ka nga ata që për çështje praktike kanë ndryshuar emrin apo kanë përmirësuar mbiemrin.
Emri dëshmi e rrethanave shoqërore
Përveç në kohën antike në Iliri, më pas në sajë të rrethanave historiko dhe shoqërore, emrat personal të shqiptarëve në të kaluarën ishin me përmbajtje fetare kristiane dhe të asaj islame. Nga një situatë e tillë nga shek.XVI e më pas të shqiptarët kanë dominuar emrat me kuptim arab, persian e turk dhe më pak ata kristian, varësisht prej strukturës fetare të popullsisë shqiptare. Nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e më pas të rrallë ishin emrat personal me kuptimin shqip, por pas Luftës së Dytë Botërore në sajë të shkollimit dhe vetëdijësismit të popullsisë shqiptare pagëzimi i fëmijëve me emra me kuptimin shqip u bë dukuri e identitetit kombëtar. Në këtë drejtim Kosova ishte shëmbull edhe për viset tjera shqiptare nën Jugosllsavi, madje edhe për shqiptarët në Shqipëri.
Emrat e trashëguar i takojnë së kaluarës
Në rrethana të reja shoqërore, mbajtja e emrave të cilët i kanë pasur gjyshërit e baballaret tanë me gjithë respektin ndaj tyre, paraqet çështje të tejkaluar, sepse emri personal dëshmon identitetin kombëtar. Nëse iu bëjmë një analizë emrave personal të cilët janë me origjinë kristiane, arabe, turke apo persiane del qartë se nuk kemi të bëjmë me një realitet shoqëror, por emra të trashëguar dhe të imponuar. Në rrethana të tilla shoqërore përveç antarëve të familjes në emërtimin e foshnjëve kanë ndikuar edhe priftat e hoxhallarët, të cilët në këtë drejtim nuk kanë pasur ndonjë qendrim apo reagim, por në heshtje kanë miratuar emërtimet e tilla.
Kështu në se analizojmë p.sh. emrin e vajzës Shemsije nëse e kërkojmë kuptimin semantik në shqip është çadër, ku për qytetarin turk apo arab ndoshta nuk paraqet problem por për ne shqiptarët është qesharak! Emri Sabah, apo Sabahete në shqip është Agim, përkatësisht Agime, emër me kuptim e përmbajtje të plotë shqip, por ata janë sipas gjuhës arabe.Të tillë janë edhe edhe emri Bahri ka kuptimin “detar”, Behlul “i qeshur”, Asllan me kuptimin “Luan”, Avni-“ndihmës”, Avdullah-“rob i Zotit”, Emin-“besnik”, Alim-“dijetar” etj. Ndërsa emri Pjetër në shqip do të thot “shkëmb” ose “gur”, Vlash do të thot “i mbarë”, “i thjeshtë” ose “pa djallëzi”, Tonin ka kuptimin “i çmuar” ose “i lavdërueshëm”etj. Varësisht prej rrethanave e disponimit personal, nuk është çudi që ndonjë individ, në të ardhmën të kërkojë të ndryshojë emrin me kuptimin në shqip.
Deri më tash nuk kemi pasur rast të lexojmë ndonjë artikull apo studim ne lidhje me anën semantike të emrave personal me origjinë arabe, turke, angleze apo gjermane, që do të ishteme interes për opinionin e gjerë. Sepse kemi të bëjmë me problem të dyfishtë si emër i huaj, ndërsa janë të paktë ata që dinë të shpjegojnë anën semantike, përkatësisht kuptimin e tyre në shqip.
Emrat e huaj si modë moderne
Në kohën tonë jemi dëshmitarë se të posalindurve iu vendosin emra të ndryshëm me kuptim italian, turk, arab, anglez etj., duke anashkaluar emrat me kuptimin shqip, dukuri e cila është shqetësuese. Si duket ndikimi i telenovelave në gjuhë të huaja ka pasur ndikimin e vet, dukuri e cila ka marrë përmasa të mëdha.
Një veprim të tillë nuk duhet trajtuar si trend bashkëkohor, por mungesë e edukimit jo vetëm kombëtar. Pasi popujt e tjerë veprojnë ndryshe në mbrojtje të identiteti të tyre kombëtar, në mënyrë analoge duhet të veprojnë edhe shqiptarët, pa marrë parsysh se ku jetojnë në hapësirën e tyre etnogjeografike apo në diasporë. Ruajtja dhe mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar nuk rrezikon të tjerët, por është në mbrojtje të identitetit kombëtar tash dhe në të ardhmën.
Përfundim
Nuk ka dilemë se emërtimi i fëmijëve është përgjegjësi e prindërve për të vendosur sipas dëshirës dhe shijës së tyre. Por, në kohën tonë vendosja e emrave me kuptim turk, arab, anglez, gjerman, italian etj., paraqet çështje jo vetëm personale, por me peshë të veçantë sepse rrezikon identitetin kombëtar shqiptar. Sepse të popujt tjerë si më parë edhe tash ekziston një fanatizëm te emrat e tyre popullor e kombëtar, duke dëshmuar identitetin e tyre kombëtar. Por, në rrethana të reja shoqërore edhe shqiptarët kanë reflektuar ku një pjesë kanë dëshmuar së emërtimet e huaja mund të zëvëndësohen me emra me kuptimin shqip, duke dëshmuar dinjitet personal e familjar dhe vlerësim të identitetit kombëtar.
(Tetor 2026)

