Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Epidemia shpallet ne pesë komuna në veri te Malit të Zi

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse ia ka dhënë pëlqimin Ministrisë së shëndetësisë që të shpall epideminë e sëmundjes ngjitëse në territorin e komunave; Bjello Pole, Beranë, Petnjicë, Rozhajë dhe Guci. Siç është kumtuar nga Qeveria, Trupi koordinues nacional dje, ka mbajtur mbledhje, por në bazë të pëlqimit të konfirmuar nga shumica e anëtarëve, ka vendosur që të ashpërsojë masat e përkohshme epidemiologjike në tërë territorin e vendit, sidomos në disa komuna në veri të vendit. Theksohet se rritja e vazhdueshme e numrit të rasteve të reja të infektuarve me korona virus në tërë territorin e shtetit, në veçanti në rajonin veriorë dhe qendror dhe fakti se numri gjithnjë e më i madh i të infektuarve nuk arrin që me siguri të identifikojë burimin e infektimit me koronavirus, tregon në përhapjen e transmisionit lokal të virusit në mjedise të caktuara dhe “për këtë arsye Trupi koordinues nacional ia ka dhënë pëlqimin Ministrisë së shëndetësisë që të shpall epideminë e sëmundjes ngjitëse në komunat e sipërpërmendura”, thuhet në kumtesë.Trupi koordinues nacional, ka vazhduar deri me 15 korrik zbatimin e masave të miratuara me 25 qershor, për Komunën e Rozhajës, kurse zbatimi i masave të sjellura me 2 qershor për Komunën e Gucisë janë vazhduar deri me 17 korrik. Ndryshe, në tërë territorin e shtetit ndalohen programet muzikore dhe zbavitëse në objektet hoteliere, koncertet, prezantimet e muzikantëve dhe të grupeve e të ngjashme. Puna e objekteve hoteliere, përfshirë këtu edhe ato në plazhe dhe në territorin e kryeqytetit janë të kufizuara. Në Cetinë dhe në komunat Plluzhin, Shavnik, Nikshiq, Danillovgrad, Tuz, Kollashin dhe Mojkovac, këto objekte mund të punojnë deri në ora 22. Në rajonin jugor, respektivisht në të gjitha komunat bregdetare, në fuqi mbetet përkufizimi i miratuar më parë i punës në objektet hoteliere deri në ora 22, thuhet në kumtesë.

Exit mobile version