Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë dhe pranë kolapsit institucional, tha i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar paralajmëroi për “shumë pasoja të mundshme” nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale disamujore.
“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër kolapsit institucional, të tilla si të cilat nuk kam parë pothuajse në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri ranë dhe nuk pati përparim në formimin e një tjetër. Ata nuk kanë një kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, tha Escobar për Zërin e Amerikës gjatë qëndrimit të tij në Beograd.
Ai përkujtoi se mandati i presidentit Milo Gjukanoviq skadon në pranverë.
Ai përsëriti se detyra kryesore është të plotësohen menjëherë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, “dhe më pas të shkohet në zgjedhje”.