Site icon PLAVA E GUCIA SOT

ËSHTË GJETUR ARSENALI I ARMATIMIT NË MAL TË ZI, ARRESTOHET NJË PERSON

Policia e Malit të Zi ka arrestuar Radosav Jelleniq, ish punonjës i policisë,  në Podgoricë pas bastisjes së shtëpisë së tij dhe të objekteve ndihmese ku ka gjetur sasi të mëdha të armatimit ushtarak dhe të mjeteve shpërthyese,  ka kumtuar Drejtoria e policisë së Malit të Zi.

Tek ai janë gjetur mitralozi M-84, pushka automatike M-70 me 8 krehër municioni, pushka Mauser, pushka Zastava Arms M-70 me dylbi, karabina e gjyetisë M-98,  revolja Bereta me numer të shlyer, dhe revolja Brawing me sielenciator.

Pos këtyre armëve me këtë rast janë gjetur edhe 14 metra fitil detonues, 190 copë kapsolla detonuese, tyta e revoles me numër të shlyer, tyta e pushkës me numër të shlyer, shufër elektrike, gas maska mbrojtëse, mina antitank, granata për minahedhës, 112 copë dinamit, 40 mjete shpërthyese, 16 bomba dore, gaz lotsjelles,  3.338 copë municionesh të llojeve e kalibrave të ndryshme si dhe pjesë të ndryshme rezervë të armëve.

Pas arrestimit Radosav Jelleniqit, i cili përndryshe deri në gusht 2020 ka qenë punonjës i Drejtorisë së policisë së Malit të Zi, është dërguar në paraburgim 72 orësh për posedim  pa leje të armëve e mjeteve shpërthyese dhe për sulm ndaj personave zyrtare në detyrë

Exit mobile version