Policia po kontrollon nëse në objektin e Kuvendit të Podgoricës është vendosur mjet shpërthyes, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të Shërbimit Emergjent Mjekësor dhe Mbrojtjes dhe Shpëtimit, mëson “Vijesti”.
Sipas të njëjtave informacione, një punonjës i sigurimit në atë godinë pak para orës 19:00 ka gjetur një shënim me mesazhin se do të hidheshin në erë, shton gazeta malazeze.
Evakuimi i godinës dhe një kontroll kundërsabotazhi janë në proces.
Mbrëmjen e sotme në njërën nga dhomat e Kuvendit të Kryeqytetit është mbajtur mbledhja e Komitetit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), në të cilën ka marrë pjesë kryetari i asaj partie dhe kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Vijesti” jozyrtarisht u tha nga DPS se takimi ka përfunduar para se policia të njoftohet se në pallat dyshohet se ishte vendosur një mjet shpërthyes.