Një flamur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur mbrëmjen e së hënës te ndërtesa e Ambasadës së Serbisë në Finlandë.
Përmes një njoftimit, Ministria e Jashtme e Serbisë e ka cilësuar këtë si akt provokues dhe vandal.
Tutje, sipas njoftimit, ambasadori serb, Sasha Obradoviq, e ka hequr flamurin nga aty dhe se për këtë ka njoftuar policinë në Helsinki.
“Në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Finlandë, autorë të panjohur mbrëmë kanë vendosur flamurin e UÇK-së terroriste ( e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Mëngjesin e sotëm, ambasadori Sasha Obradoviq hoqi flamurin nga hyrja e oborrit të ambasadës dhe njoftoi policinë e Helsinkit për incidentin, e cila shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu hetimet”, thuhet ndër tjera në njoftim.