Rifat Fejziq është rizgjedhur sot në krye të Bashkësisë Islame në Mal të Zi. Në këtë pozitë ai u zgjodh nga një organ i posaçëm zgjedhor në një seancë të mbajtur në objektin e Meshihat në Stara Varosh në Podgoricë.
“Fejziq ka marrë 45 vota me votim të fshehtë nga 47 anëtarët e pranishëm të trupit zgjedhor, i cili përbëhet nga antarët e Kuvendit, Meshihatit dhe Këshillit Islamik të Bashkësisë Islame në Mal të Zi”, njoftoi Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi.
Pas zgjedhjes për një mandat të ri gjashtëvjeçar, Fejziq tha se do të vazhdojë të përmirësojë infrastrukturën fetare dhe të rinovojë potencialin kuadrovik.
Ai theksoi se është i kënaqur me pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor.
Fejziq e kryen funksionin e Reisit që nga viti 2003.