Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Festë me fishekzjarre në Ulqin: Omer Bajraktari do të jetë kryetar i ri

Omer Bajraktari pritet të jetë kryetar i ri i qytetit të Malit të Zi, Ulqin.

Kështu së paku ka shkruar politikani shqiptar, Dritan Abazoviq, i cili ka pohuar se ka korrur fitore bindëse duke siguruar 43 për qind të votave.

“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Barjkatari. Siç e kemi paralajmëruar, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë”, tha ai duke shtuar “se ulqinakët kësaj radhe nuk kanë pasur dilemë.

“Unë mendoj se duhet t’i drejtohemi qytetit, do të kemi një administratë të re të qytetit. Ky është një fillim i ri për qytetin, një rrugë drejt pajtimit dhe përparimit”, pohoi Abazoviq.

“Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Le të bëjmë gjëra të mira për qytetin, le të fillojmë rrugën e suksesit”, shtoi lideri i URA-s.

Abazoviq ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, ku bëjnë pjesë URA, PD, SD, SDP dhe AA.

Këta të fundit kanë fituar 15 mandate ndërsa DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa Demokratët 2 mandate.

Ndryshe, në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues. 

Exit mobile version