Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Festë me shqiponjë e Brojës në sy të pronarit serb të klubit

Armando Broja është konfirmuar si sulmuesi më i mirë shqiptar i momentit.

20-vjeçari ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në Premier League, duke realizuar gol të bukur në fitoren 4:1 të Southamptonit ndaj Brentfordit.

Broja golin e shënuar e festoi duke bërë shqiponjën me të dy duart.

Nga afër ndeshjen e ka përcjellur pronari i ri i Southamptonit, Dragan Sholak. Sholak bleu shumicën e aksioneve të klubit ditë më parë.

Ai është parë duke duartrokitur pas golave të shënuar nga skuadra e Southamptonit, ku Broja është i huazuar.

Sholak ka blerë 80 për qind të aksioneve të klubit anglez. Raportohet se blerja e aksioneve i ka kushtuar 100 milionë funte.

Exit mobile version