Site icon PLAVA E GUCIA SOT

FIASKO POLITIKE E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË KRAJË
(LD NË MZ, UDSH, PD DHE FORCA)

Hajrullah Hajdari

Zgjedhjet politike dhe ato lokale për shqiptarët në Mal të Zi, në 32 vitet e kaluara, janë pritur më padurim dhe me entuziazëm të theksuar. Kjo për faktin se me paraqitjen e pluralizmit politik dhe themelimit të subjektit të parë politik shqiptarë në Mal të Zi – Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, shqiptarëve për here të parë iu dha mundësin e përfaqësimit autekton  të interesave të tyre politike dhe civile. Populli shqiptar, nga lumi Buna në Ulqin e deri në Alpet shqiptare në Guci, reflektoi në mënyrën më të mirë të mundëshme duke iu dhënë besimin  e përfaqësimit të intresave të tyre në parlamentin republican dhe ato lokale, kudo që jetonin shqiptarët, kandidatëve shqiptarë. Fitorja shndërrohej në festë e pritshmëritë ishin të mëdha! Ishin të mëdha sepse nga padrejtësitë që iu ishin bërë shqiptarëve 112 vite më parë, nga Kongresi i Berlinit,  e në vazhdimësi deri në vitin 1990, ishin lodhur e rraskapitur, madje një numër i konsideruar edhe ishin asimiluar.

Lidhja Demokratike në Mal të Zin në programin e veprimit të cilin e kishte aprovuar në ditën e themelimit të saj, 09 shtator 1990, e të cilin së bashku me Statutin e partisë e kishin dorëzuar organit kompetent republikan për regjistrimin e partive, ndër të tjera parashikonte: Territoret në të cilët jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, edhe përkundër potencialeve njerëzore dhe resurseve natyrore, ende janë vende ekonomikisht më pak të zhvilluara. Ngecja në zhvillimin ekonomik dhe papunësia janë elemente permanente të krizës.Për këte arsye LD në MZ-ja vlerëson se ngecja në zhvillimin ekonomik dhe papunësia janë problemet kryesore të shqiptarëve në Mal të Zi dhe prandaj angazhohet për zhvillim më të shpejtë dhe daljes nga këto vështirësi. Në program thuhet se LD në MZ-ja do të angazhohet për: stimulimin e iniciativave për angazhimin e investimeve, racionalizimin dhe modernizimin e prodhimtarisë; orientimin në prodhimtari, rekonstruktimin e jo shuarjen e objekteve ekzistuese prodhuese; shfrytëzimin maksimal të gjithë potencialeve ekzistuese në Mal të Zi; politikë sociale dhe solidaritetin e të zhvilluarëve ndaj të pazhvilluarëve; barazinë e plotë nacionale; mbrojtjen e plotë të të drejtave të njeriut dhe qytetarëve në mënyrë që lirisht të shprehë mendimet e veta dhe përkatësinë politike; lirënë e organeve gjyqësore dhe pavarësinë e tyre; afirmimin e subjektivitetit shoqëror, politik, kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për të drejtat e tyre, pavarësisht nga numri dhe shkalla e zhvillimit, në marrëveshje me të gjithë popujt me të cilët jetojnë së bashku, të shfrytëzojnë të gjitha format e mundëshme e konsultimeve dhe marrëveshjëve të natyrës politike dhe juridike të cilat do të kishin afirmuar barazinë e tyre; do te angazhohemi kundër çdo privilegje  apo diskriminimi, qoftë nacional apo fetar; kundër çdo manipulimi nacionalist apo byrokratik;… Ky subject i parë politik i shqiptarëve në Mal të Zi angazhimet e përmendura i detalizoi më hollësisht me Rezoluten politike të aprovuar në Kuvendin e II dhe platformën politike të aprovuar në Kuvendin e III të saj e në shum platforma e deklarate të tjera politike.

Po të njëjtat angazhime premtuan edhe UDSH-ja dhe të gjitha partitë politike shqiptare që vepruan këto 32 vite në skenën politike, e nuk ishin pak, së paku 13. Fatmirë(keq)sisht sot nuk veprojnë më shumë se 6 parti politike shqiptare. Programet politike dhe ekonomike të partive të mbetura politike pothuajse nuk ndryshojnë sepse në sfond kanë kombëtarizmin dhe zhvillimin ekonomik të trojeve shqiptare. Por qasjet dhe veprimet e tyre për zgjidhjen e çështjeve kombëtare, zhvillimit ekonomik apo injorimit të nevojave zhvillimore në të gjitha sferat e jetës nga ana e cilit do pushtet, ndryshojnë varësisht nga interesat e udhëheqësve apo grupeve të caktuara brenda partive. Bashkëpunimi apo bashkëveprimi  për çështje të caktuara politike apo ekonomike është nga dita në ditë më i pakët, sikur është lënë në harresë dhe përseri varet nga interesat personale të grupeve apo individeve, por gjithësesi kundër interesave të popullit, po të ati populli që vite me rradhë i çoj, i mbajti dhe po i mbanë në karrikat e majme politike e qeveritare! Partitë politike shqiptare në Mal të Zi janë si “brirët në thes”, në rrugëkryq, në rrugë të gabuar! Si rrjedhojë realizimi i qëllimeve programore dhe politike të përmendura më lartë dhe atyre që varësisht nga rrethanat janë artikuluar më vonë si kërkesa të shqiptarëve, është vënë në pikëpyetje, madje në këtë mënyrë vështirë se do të realizohen ndonjëherë. Vërtetë nuk mund të injorohet ajo çka është arritur, por përveç themelimit të komunës së Tuzit si komunë në vete, arritjet e tjera, në krahasim me nevojat dhe kërkesat janë shumë të vogla.  Pra mbetët shumë punë për realizimin e tyre.

Puna dhe veprimet e partive politike shqiptare, udhëheqësve dhe grupeve të tyre, mënyra e bashkëpunimit apo bashkërenditjës të problemeve për zgjidhjen e tyre, ndikuan negativisht në ndërtimin e vetëdijes qytetare dhe kombëtare e cila fatkeqësisht po zbehet nga dita në ditë. Koncepti politik kombëtar i partive shqiptare dhe strategjia për pushtet, sipas thënjes “edhe me dreqin e mallkuar, vetëm unë të jam në pushtet” po përjeton fijasko, ndërsa koncepti qytetar i partive politike po ngritet e siduket po merr primatin tek shqiptarët, gjë që nuk ndodh me popujt tjerë në Mal të Zi, tek ata koncepti qytetar i partive politike po zvoglohet.

Partitë politike themelohen për realizimin e programeve të veta politike dhe kjo arrihet me pjesëmarrje në zgjedhje nga ku buron e drejta e pjesëmarrjes në pushtet, në organet vendimmarrëse, ekzekutive apo gjyqësore. Kështu vepruan 32 vitet e kaluara edhe partitë politike shqiptare. Fituan e realizuan aq sa munden apo aq sa u lejuan të tjerët!

Së shpejti në Mal të Zi në disa komuna do të mbahen zgjedhjet local, në mesin e të cilëve edhe në komunën e Tivarit dhe Plavës. Procesi I dorëzimit të listave zgjedhore përfundoi para disa ditëve. Shqiptarët në Mal të Zi, pa marrë parasysh se ku jetonin e veçanërisht ata në Krajë, ishin të interesuar për vendimin e partive shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet locale. Shpresonin për të mire sepse për 32 vite me radhë zëri i tyre ishte dëgjuar në Kuvendin Komunal të Tivarit. Fatkeqësisht zëri i partive politike shqiptare që vepruan në Krajë e veçanërisht I LD në MZ-së nuk u dëgjuan! Lista zgjedhore shqiptare nuk u dorëzua dhe si pasojë nuk ka pjesëmarrje në zgjedhje e rrjedhimisht as përfaqësim në Komunën e Tivarit!Veprim joserioz dhe joprofesional. Partitë politike nuk u deklaruan për mospjesëmarrjen në zgjedhje, ata heshtën! Po çka se nuk do ta fitonin një këshilltarë?! Kryesore do të ishtë të mbetet gjallë fryma shqiptare në Krajë. Kështu i gjithë ai përkushtim, angazhim e nganjëherë edhe keqkuptime me më të afërmit vetëm se votoje LD në MZ-në apo ndonjë parti tjetër shqiptare, u çvlerësua, shkoi bosh. LD në MZ-ja nuk funksionon më në Krajë, madje si duket edhe çelsat e zyrës janë diku në Ulqin! Por, nuk funksionojnë më as parti të tjera shqiptare! E dhimbshme! Por, kjo teposhtëze nuk filloi sot, ajo ka sinjalizuar vite me radhë, mbase ka hasur në veshshurdhë! Kjo s’duhej të neglizhohej, duhej të veprohej. 

Veprimi i partive qytetare në Krajë, por edhe në vendet tjera shqiptare në Mal të Zi, dhe impenjimi i tyre për të fituar besimin e votuesit shqiptar është sa i theksuar aq edhe irrezikshëm për qenjen shqiptare këtu. Ndërkaq veprimi i partive shqiptare është për çdo kritikë, ato duhet ti japin llogori zgjedhsëve të vet, mbase do të ishte mirë të dalin para pasqyrës, të reflektojnë për të gjitha ato çka kanë bërë e t’i kërkojnë hallall atyre votuesve të rregullt e të sinqertë që kurr nuk I lëshuan. Nëse do dilnin në zgjedhje nuk do t’i lëshonin as kësaj rradhe, sigurisht se jo, vetëm të figuronin si listë zgjedhore shqiptare që do të vërtetonte se në Krajë ka akoma shqiptarë. Kështu, së paku në zgjedhje s’ka më shqiptarë, e kështu gëzohet populli joshqiptarë, gëzohen partitë qytetare, do të gëzohen të gjithë ata që theksimit të shqiptarizmit në Krajë ia paten aq inat! Por nejse, Kraja ishte dem baba dem shqiptare, është dhe ashtu do të mbesë. Prandaj kryet lartë krajanë, ju që e votuat për 32 vite LD në MZ-në ose ndonjë parti tjetër shqiptare, ndërsa të tjerët të mendohen mire për veprimet e tyre sepse as ato nuk kanë bërë diçka mëshum për zhvillimin e Krajës. Kraja edhe sot e kësaj dite është vendi më pak i zhvilluar në Mal të Zi, po boshatiset jo për dëshiren e banorëve të saj por pikërisht për injorimin e kërkesave tuaja që lidhen vetëm me zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor e jo për ndonjë privilegjë që asnjëherë nuk e kërkuat. Sidoqoftë shpresa vdes e fundit! Alternativa Shqiptare, ndonëse në koalicion me partinë qytetare URA, garon në Tivar e Krajë, mbase do të kemi ndonjë rrezultat të mirë. Parrulla politike “përçajë e sundo” këtu në Krajë funksionoi ashtu si ishte projektuar 144 vite më parë, në Kongresin e Berlinit.

Exit mobile version