PRISHTINE, 15 shtator
Sot në gjithë territorin e Kosovës, do të zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”.
Aksioni organizohet nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.
Në aksion është njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe , kompanitë private e të tjera.
Kryeministri Ramush Haradinaj muarr pjesë në hapjen e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, te vendi i grumbullimit më i madh në kryeqytet, në lagjen Kalabria në Prishtinë.
TA PASTROJME KOSOVEN- EDHE PLAVE GUCINE
Aksioni me i qëlluar i 20 Viteve te fundit !
E ne themi që ta pastrojmë edhe Plavë Gucinë nga mbeturinat e shumëta , sepse fundja pastërtia dhe e kundërta nuk njeh kufinjë.
Në ditët në vijim do të publikojmë foto të vendeve gjegjësisht lokaliteteve më të ndotura në Plavë Guci. Për të vetëdijesuar ndërgjegjen e atyre qe ju mungon ndërgjegjja se natyra dhe ambienti është i përbashkët dhe askushi nuk guxon ta ndot at:
Ju lusim qe këtu në inbox të na dërgoni foto me vende, lokalitete të ndotura në Plavë Guci nga mbeturinat. Ne respektojmë privatësinë tuaj por jo edhe te ndotësve të natyrës.
/Plava e Gucia Sot