Prishtinë 20 Qershor 2018
Sot në ora 11, 00 në Sallën Shkencore të Institutit Albanologjik në Prishtinë në mënyrë solemne filloi Java e Albanologjisë e cila aktivitetin kryesor e ka Konferencën Shkencore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe epoka e tij” kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Këtë ngjarje kulturore e hapi drejtori i Institutit Hysen Matoshi, një fjalë përshendetëse të pranishmëve ua drejtoj Rektori i Akademisë se Studimeve Albanologjike në Tiranë prof.dr.Marenglen Verli, ndërsa të pranishmit në emër te Kryeministrit Haradinaj i përshendeti z.Jahja Lluka ndërsa referatin kryesor e paraqiti ish drejtori shumëvjeçar i Institutit Albanologjik dhe pjesëmarrësi i Konferencës me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të mbajtur në Prishtinë më 1968 Akademik Rexhep Qosja.
Pas mbledhjes plenare Konferenca Shkencore do i vazhdon punimet me seanca ku kumtesat e veta do i prezantojnë 60 shkencëtarë nga trojet shqiptare dhe nga rajoni.
/Plava e Gucia Sot