Site icon PLAVA E GUCIA SOT

”Fillojnë negociatat për formimin e pushtetit lokal në Ulqin”

Në Ulqin kanë përfunduar zgjedhjet lokale mbrëmjën e së merkurës kur edhe gjatë ditës u bë rivotimi në një qender votimit për shkak të parregullsive të konstatuara në raundin e parë. Rezultati zgjedhor i përkthyer në numrin e mandateve të subjekteve politike nuk pësoi ndryshim, shkruan Ulqini Online.

Në këtë mënyrë, sipas rezultateve paraprake ndarja e mandatave pas zgjedhjeve për Kuvendin komunal të Ulqinit do të jetë si në vijim: koalicioni UDHS – LD në MZ ka fituar 6 këshilltarë, Demokratët kanë mundur të të fitojnë 2 këshilltarë, koalicioni ”Fillimi i Ri” ka fituar 14 këshilltarë, Forca e Re Demokratike e cila ka dalur e vetme në zgjedhje ka fituar 5 këshilltarë kurse Koalcioni i DPS dhe Partisë boshnjake ka arritur të fitojë 6 këshilltarë.

Në një post të koalicionit ‘’Fillimi i ri’’, i postuar ditën e enjte ndër të tjerave mësohet se ‘’fillojnë negociatat për formimin e pushtetit lokal’’.

Exit mobile version