Vendimi i Institutit të Shëndetit Publik.
Publiku mund të jetë prezent në duelin Buduqnost kundër Deçiqit , ndeshjes finale te Kupës së Malit të Zi e cila luhet më 30 maj në stadiumin nën Goricë.
Siç ka lajmëruar Federata e Futbollit e Malit të Zi, në bazë të informatave të Institutit të Shëndetit Publik lejohet pjesëmarrja e publikut në evente sportive.
Kjo ishte përgjigjja e Institutit të Shëndetit publik në shkresën e përbashkët të Federatës së Futbollit, Buduqnostit dhe Deçiqit lidhur me finalës së Kupes.
“Ju informojmë që duke respektuar masat elementare kundërepidemike lejohet prezenca e publikut në evente sportive me kusht qe nëpër objekte sportive në pjesën e ulëseve të plotësohet më së shumti 10 % të kapaciteteve dhe me kusht qe të jetë minimum një ulëse mes shikuesve.
Publiku mund ta shikojë edhe ndeshjen miqësore të kombëtares së Malit të Zi kundër Izraelit.
Kjo ndeshje është në program më 5 qershor po ashtu në stadiumin nën Goricë.