Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Finlanda e para, Kosova e 16-ta në botë për lumturi – lë pas shumë shtete të zhvilluara

Screenshot

Në raportin e fundit të World Happiness Report, Kosova u pozicionuar rreth vendit të 16-të në botë, sipas të dhënave të Gallup World Poll për periudhën 2023–2025.

Me një vlerësim mesatar të jetës rreth 6.9 pikë, Kosova hyn në mesin e vendeve me performancë të lartë, duke lënë pas shumë shtete të zhvilluara si Gjermania, Austria, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-të etj.

Ky rezultat e vendos Kosovën përkrah vendeve të njohura për standard më të lartë jetese, ndërkohë që kryesimin e listës për lumturi vazhdojnë ta mbajnë shtetet nordike si Finlanda, Danimarka dhe Islanda.

Ndryshe vendet e rajonit renditen më poshtë se Kosova. Serbia është në vendin e 30-të, pasuar nga Mali i Zi në vendin e 60-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 82 dhe Shqipëria në vendin e 86-të.

Ambasada e Finlandës në Kosovë ka mirëpritur renditjen e shtetit të tyre në vendin e parë në këtë raport.

“Finlanda është vendi më i lumtur për të nëntin vit radhazi. Lumturia jonë është e ndërthurur si në strukturën e shoqërisë ashtu edhe në jetën e përditshme”, ka njoftuar ambasada.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1989321795796194%2F&width=500&show_text=true&height=1061&appId

Raporti mat lumturinë bazuar në perceptimin që qytetarët kanë për jetën e tyre dhe faktorë si të ardhurat, mbështetja sociale, shëndeti, liria personale dhe niveli i korrupsionit.

Renditja e lartë e Kosovës sugjeron një perceptim relativisht pozitiv të jetës, pavarësisht sfidave ekonomike dhe institucionale që vazhdojnë të ekzistojnë.

Këto janë dhjetë vendet më të lumtura në botë: Finlanda, Islanda, Danimarka, Kosta Rika, Suedia, Norvegjia, Holanda, Izraeli, Luksemburgu dhe Zvicra.

Një element tjetër që bie në sy nga ky raport është edhe niveli shumë i lartë i përdorimit të rrjeteve sociale në vend.

Sipas të dhënave të Eurostat, përdorimi i rrjeteve sociale është shumë i lartë – mbi 90% tek të rinjtë. Kjo e bën vendin shumë aktiv në hapësirën digjitale, por njëkohësisht hap debat nëse ky përdorim po përkthehet në mirëqenie më të madhe për qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version