Florin Krasniqi, një afarist që në vitet 90-ta mblodhi para për armatimin e UÇK-së, po ndërton dy hidrocentrale të vegjël në komunën e Plavës.
Kjo është kundërshtuar fuqishëm nga popullata lokale.
Nënshkrimi i një peticioni kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve është në zhvillim e sipër, sepse vendasit besojnë se mund të rrezikojnë furnizimin me ujë të pijshëm, shkruan portali Vijesti, përcjell Telegrafi.
Krasniqi është ish-deputet i lëvizjes Vetëvendosje ndërsa është pronar i hotelit Kulla e Balshajve në Ulqin.
Deri më tani, 651 qytetarë të komunës së Plavës kanë nënshkruar peticion që kërkon pezullimin e iniciativës, por autoritetet komunale kanë shpërfillur këtë kërkesë.
Pas dështimit të iniciativës së parë, asamblisti Iber Hoti filloi një veprim të ri dhe kërkoi nga komuna e Plavit që të ndryshojë vendimin.
Krasniqi u bë i famshëm në vitin 2005, kur regjistroi një dokumentar për rrjetin kabllor amerikan të PBS-it rreth mbledhjes së parave dhe armatimit të UÇK-së.
Sipas pretendimeve të tij, Krasniqi grumbulloi 30 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara për blerjen e armëve për UÇK-në gjatë viteve 1990. / Plava e Gucia Sot