Site icon PLAVA E GUCIA SOT

FONDAcIONI “DOM SIMON FILIPAJ” VAZHDON MISIoNIN FISNIK PËR VENDLINDJE:$42,000 NDIHMA PËR FAMILJET DHE STUDENTËT

Harrison, Nju Jork – 15 Nëntor 2025 — Fondacioni “Dom Simon Filipaj” ka vazhduar edhe këtë vit misionin e tij fisnik dhe atdhetar në mbështetje të vendlindjes, duke shpërndarë 42 mijë dollarë ndihma për familje dhe individë në nevojë.

Krahas ndihmave për 40 familje, fondacioni ka ndarë edhe 25 bursa për studentë që vazhdojnë studimet e larta në universitete të ndryshme, duke dëshmuar edhe një herë se investimi në arsim mbetet një ndër prioritetet kryesore të tij.

Udhëheqësia e Fondacionit “Dom Simon Filipaj” dhe familjet përfituese u shprehën thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë donatorëve, të cilët prej më shumë se 20 vitesh nuk e kanë harruar asnjëherë vendlindjen dhe njerëzit që jeta nuk i ka sjellë në rrugë të lehtë.

Ky fondacion, i njohur për aktivitetin e tij të pandalshëm në komunitetin shqiptaro-amerikan, ka në radhët e veta aktivistë të spikatur, të cilët me përkushtim e dedikim vazhdojnë të japin kontributin e tyre — qoftë financiar, qoftë përmes aktivizmit të llojllojshëm në diasporë. Përmes veprimit të tyre shembullor, ata mbajnë gjallë lidhjet me trojet e të parëve dhe forcojnë urat me komunitetin në SHBA.

Fondacioni njofton se fushata për mbledhjen e fondeve vazhdon, me synimin që ndihma të zgjerohet edhe më tej në vitet në vijim.

Me nderime dhe respekt,

Fondacioni “Dom Simon Filipaj”

Screenshot
Exit mobile version