Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Fondacioni ‘’Trojet tona’’ inicon edhe një sport pa pagesë për të rinjtë në Anë të Malit

Fondacionit shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ i cili vepron në kuadër të Shoqatës Ana e Malit në SHBA pas fillimit të kohë më parë të shkollës së volejbollit për vajza inicon edhe një sport tjetër në trevën e Anës së Malit. Në këtë mënyrë në fundjavë dë të fillojë me punë edhe shkolla e karatesë. Njëjtë si për vajzat e shkollës së voelejbollit edhe ndjekësit e shkollës së karatesë nuk do te kenë nevojë për pagesë dhe stetvitjet do të jenë gratis.

Siç mësohet nga Klubi i karatesë ”Ulqini”, trajnerët e të cilëve do të punojnë me femijë, stervitjet do të fillojnë ditën e premte, me datë 10.12.2021, me fillim nga ora 17. Atë ditë fëmijët përveç regjistrimit do të mësojnë edhe orarin e stervitjeve për ditët tjera të javës.

Objekti ku do të mbahen stervitjet gjendet afër postës në Katërkollë, në anën e djathtë të rrugës Ulqin – Shkodër.

Exit mobile version