Fondacioni Trojet Tona, duke vazhduar misionin e tij fisnik dhe thellësisht atdhetar, ka realizuar edhe këtë vit një veprimtari me rëndësi të veçantë kombëtare. Sot, në Plavë, ky fondacion shpërndau bursa për 81 studentë shqiptarë nga trojet autoktone shqiptare në Mal të Zi, në vlerë totale prej 77,000 euro (mbi 90,000 dollarë).
Ky akt fisnik përbën një dëshmi të qartë se investimi në arsim është investim në të ardhmen e kombit dhe në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në trojet tona shekullore.
Kjo nismë madhore u bë e mundur falë mbështetjes së shumë fondacioneve, organizatave dhe biznesmenëve atdhetarë, ndër të cilët veçohen:
• Lukaj Foundation (Vjosa & Richard Lukaj) – 50% e fondeve
• Margaret Kean Hajdari – 10%
• Fondacioni Plavë e Guci – 5%
• Dina dhe Ahmet Kurmemaj – 5%
• Si dhe donatorë të shumtë të Fondacionit Trojet Tona, ku veçohen Qazim Dedushaj, Ismet Dedushaj, Xhevat Gocaj dhe shumë atdhetarë të tjerë që kontribuojnë vazhdimisht për arsimin dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.
Për redaksinë e portalit Plava e Gucia Sot, një nga kordinatorët e Fondacionit Trojet Tona, deklaroi se kjo përkrahje nuk do të ishte e mundur të realizohej pa mbështetjen e fuqishme të Fondacionit Lukaj, Fondacionit Plavë e Guci, si dhe të shumë atdhetarëve të devotshëm të komunitetit tonë.
Andaj, nga zemra i bëjmë thirrje gjithë komunitetit shqiptar që të vazhdojë ta përkrahë Fondacionin Trojet Tona, sepse vepra të tilla janë shembulli më i mirë i atdhetarisë së vërtetë — jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete për rininë tonë, për dijen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar në trojet e veta.
Investimi në rininë shqiptare është investim në qëndrueshmërinë e kombit. Arsimi është arma më e fortë e mbijetesës sonë kombëtare.
• Dina dhe Ahmet Kurmemaj – 5%

