Kumtesë për media e Shërbimit për informim të Fondit humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’
Pajisja me rekuzita sportive e 85 fëmijëve që merrën me sportin e karatesë
Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” gjatë javës që lëmë ka financuar blerjen e rekuzitave të domosdoshme për fëmijë të Klubit të karatesë ‘’Ulqini – Ana e Malit’’. Në këtë mënyrë 85 fëmijë të moshave të ndryshme janë pajisur me veshjen sportive kimona por edhe rekuizita tjera të domosdoshme për shkollën e karatesë.
Vlera e përgjithshme e këtij finacimi është 5000€.
Klubi i karatesë ‘’Ulqini – Ana e Malit’’ me mirënjohje falenderon fondacionin tonë.
‘’Faleminderit “Trojet tona”!!!
85 anëtarët e rinj të klubit të karatesë “Ulqini – Ana e Malit” u pajisën me kimono duke u falenderuar Fondit humanitar shqiptaro-amerikan “Trojet tona”’’, kështu është tekst falenderimi i Klubit ‘’Ulqini – Ana e Malit’’ në adresë të fondacionit tonë.
Duhet shtuar se në fillim të muajit dhjetor të vitit 2021 Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” inicoi hapjen e Klubit të karates ‘’Ulqini’’ për Anën e Malit. Përveç inicimit Fondi investoi në ndërtimin dhe kompletimin e objektit për stërvitje investim i cili ka kushtuar $15,000. Poashtu, Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” falenderon Safet Tahirin, Lemo Gogën dhe Bernard Skardën për pagesën e qirasë që kap shifrën $2,250 në vit.
Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” ka ndihmuar por edhe në të ardhmën do të ndihmojë aktivitetet sportive sidomos kur janë në pyetjet aktivizimi masiv i fëmijëve në sporte të ndryshme.
Nju Jork me, 14.04.2022
Shërbimi për informim i Fondit humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’