Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Forca dorëzon listën për zgjedhjet lokale në Ulqin

Zgjedhjet lokale të datës 27 mars 2022 i shohim si mundësi për të vendosur standarde të reja në administrimin e Komunës së Ulqinit. Vetëdija demokratike e qytetarëve të Ulqinit sot është në një nivel shume më të lartë dhe janë krijuar kushtet që në këto zgjedhje të garojmë me programe cilësore dhe zgjidhje të reja në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët e Ulqinit, kështu thuhet në një kumtesë për opnion të Forcës së Re Demokratike, transmeton Ulqini Online.

Do të keni mundësi që të zgjedhni opsionin e ri e të vërtetë për një administrate të re, në shërbim të ardhmërisë suaj në një qytet të bukur e të pasur! Ju ofrojmë kandidatin për kryetar të Komunës dhe për këshilltarët e Kuvendit të Komunës që janë intelektualë, punëtorë e të ndershëm që burojnë nga qytetarët dhe janë aty për ju e jo për vete dhe për interesat e të tjerëve! Kanë vizionin e përbashkët me ju: të punojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës Tuaj dhe pasardhësve Tuaj!, vazhdon kumtesa.

Në vizionin e saj në këto zgjedhje, Forca e parashikon Ulqinin si një sinonim i një qyteti me perspektiva të zhvillimit ekonomik dhe social, me urbanizëm bashkëkohor, shërbime efikase komunale, ku vlerat dhe traditat e njerëzve do të jenë të respektuara e ruajtura e që do të jetë djep i kulturave dhe civilizimeve.

Forca i ka të gjitha vlerat morale dhe profesionale, si dhe e vendosur që me përkushtimin më të madh të punojmë të gjithë së bashku për ta ndërtuar Ulqinit ashtu siç e meritojmë dhe e dëshirojmë të gjithë ne.

Kemi dije, përvojë, guxim dhe vizion për ta ndryshuar të tashmen dhe për ta zëvendësuar atë me një të ardhme me perspektivë në funksion të krijimit të një mjedisi atraktiv me të cilin do të krenohemi si qytetarë të Komunës së Ulqinit. 

Besimi juaj është amanet dhe detyrim për ne që Ulqinin e kalave, Ulqinin e detit, lumit e liqenit, Ulqinin e fushave dhe maleve, Ulqinin e detarëve e peshkatarëve, Ulqinin e ullirit, shegës e fikut, Ulqinin e kulturës dhe traditës shqiptare ta mbrojmë, zhvillojmë për Ju dhe çdo qytetarë që jeton dhe vepron këtu.

Na u priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë!përfundon kumtesa e Forcës së Re Demokratike e ndjekur nga lista emërore.

Lista e kandidatëve për këshilltar-et/ët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit:

  1. Genci Nimanbegu
  2. Ilir Çapuni
  3. Arbin Çapriq
  4. Valdete Osmani Husiq
  5. Ardijan Mavriq
  6. Sabri Salaj
  7. Asllan Llunji
  8. Mirjeta Gjoni
  9. Besmir Murati
  10. Minir Karamanaga
  11. Suad Gjelloviq
  12. Gjylie Pelingu Hoxha
  13. Mehmed Milla
  14. Elvir Zeçeviq
  15. Xhemal Kapllanbegu
  16. Ilmira Lika
  17. Visar Doda
  18. Ardit Ceka
  19. Elmedina Mehani
  20. Anton Marnikoviq
  21. Diar Haxhibeti
  22. Flutra Husiq
  23. Besart Çobaj
  24. Lavdim Kroma
  25. Afërdita Pelingu
  26. Valdet Axhemoviq
  27. Arbesa Tahiri Duraku
  28. Fahrin Nimanbegu
  29. Anto Gazivoda
  30. Blerta Kurtoviq
  31. Ardina Lajka
  32. Armin Mehmedoviq
  33. Faik Nika
Exit mobile version