Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Formohet Qeveria e re e Malit të Zi, zv.kryeministër Dritan Abazoviq

Qeveria e re malazeze është e para që prej tri dekadash është formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviqit, që u mund në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti.

Në zgjedhjet e 3 gushtit, kryeministri i sapozgjedhur, si një person jopartiak, ishte bartësi i tri koalicioneve që fituan pushtetin, i cili përbëhet kryesisht nga Fronti Demokratik Pro-Serb. 

Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapiq, njoftoi para betimit, se Qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.

Zdravko Krivokapiq është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi. Në seancë morën pjesë 70 deputetë, ku 41 prej tyre votuan për, 28 kundër dhe një ka abstenuar.

“Betohem që detyrën do ta kryej sipas Kushtetutës dhe ligjeve me nderë dhe përgjegjësi. Zoti më ndihmoftë”, ishin fjalët e para të shefit të ri të qeverisë në Mal të Zi.

E pas betimit, kryeministri falënderoi deputetët për përkrahjen dhe tha se puna e tyre e përbashkët do të jetë në interes të shtetit të Malit të Zi.

Më poshtë ju sjellin emrat e ministrave të qeverisë së re në Mal të Zi: 

Zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq

Ministre e Administratës Publike, Tamar Srzentiq

Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ratko Mitroviq

Ministër i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviq 

Ministre e Mbrojtjes, Oliver Injac

Ministër i Punëve të Jashtme, Xhorxhe Raduloviq

Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq

Ministër i Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniq 

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Alleksandar Stijoviq

Ministre e Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratiq

Ministre e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviq

Ministër i Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq 

Ministër i Financave, Millojko Spajiq.

Exit mobile version