Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Forumi Shqiptar, bashkon shqiptarët

Të nderuar qytetarë,

Subjektet politike nacionale janë domosdoshmëri, jo vetëm për subjektivizmin politik por, në radhë të parë, për ruajtjen e identitetit kombëtar, dhe për mirëqenien e qytetarëve. Në Mal të Zi, edhe pse numri i subjekteve nacionale është i madh, veprimtaria e deritashme ka dëshmuar nevojën e ekzistimit të tyre, në veçanti në ngritjen e zërit për mbrojtjen e interesave nacionale, në fusha të ndryshme të jetës. Gjithherë kemi menduar se subjektet nacionale shqiptare, duhet të jenë bartës të aktiviteteve të ndryshme me interesin më të gjerë, prandaj i jemi përveshur punës që në bashkëpunim me ata që kanë orientim të tillë, të veprojmë bashkërisht drejtë qëllimeve tona programore. Jemi të sigurt se ndasitë politike dhe partiake paraqesin pengesë për realizimin e këtyre pikësynimeve, prandaj ne, si parti politike (ASH dhe LDSH), të shtrirë në të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët, të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e unifikimit të veprimtarisë politike nacionale, në Mal të Zi, edhe e kemi themeluar Forumin Shqiptar. Forumi Shqiptar, nga themelimi ka theksuar gjithnjë nevojën e bashkimit të të gjitha forcave shqiptare në këto hapësira. Edhe pse ndoshta deri më tani nuk kemi hasur në përkrahje nga struktura të tjera në trevat tona, ne nuk jemi zmbrapsur, të bindur se edhe ata do të na bashkëngjiten duke parë angazhimin tonë të sinqertë.
Jemi të sigurt, që bashkëpunimi ynë çdo ditë e më shumë do të hasi edhe në mbështetje të OJQ-ve, intelektualëve, si edhe të Diasporës sonë, kudo që ndodhet ajo!

Pasi që realizuam projektin tepër gjatë të pritur, Komunën e plotë, aktualisht, jemi të fokusuar në përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen më 3 mars. Prandaj, sot jemi po ashtu të bindur se nuk mund të ketë zhvillim të duhur në të mirë të qytetarëve në këto treva, nëse komuna e plotë nuk udhëhiqet nga subjektet nacionale të cilat vepruan me të gjithë forcën e vetë që të kemi një vetëqeverisje të plotë lokale. Vlerësojmë se çdo dalje në zgjedhje veçmas, posaçërisht me lista të reja, mund të ketë pasoja negative në rezultatin zgjedhor për të ardhmen e Komunës së plotë.
Ne e dëshmuam me angazhim konkret gatishmërinë për bashkëveprim andaj, jemi të bindur në përkrahjen tuaj të plotë, të sigurt se MALËSIA NA BASHKON.

Me respekt, Forumi Shqiptar

Exit mobile version