Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Fotoja me flamurin kuqezi e ministrit Dukaj shkakton trazira në opinionin proserb në Mal të Zi

Një foto e ministrit të Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj, ku përveç flamurit malazez, është edhe flamuri shqiptar, ka sjellë reagime të shumta në shtetin fqinj.

Qendra për Edukim Qytetar dhe grupime te tjera pro serbe e quajnë skandoze foton e ministrit nga Tuzi.

“Ministri i Administratës Publike Maraš Dukaj, edhe pse vjen nga partia e pakicës kombëtare, duhet ta dijë se si anëtar i Qeverisë së Malit të Zi, e sidomos kur vepron si ministër, ka obligim të përfaqësojë interesat e shtetit te Malit të Zi dhe të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo të ndonjë përkatësie tjetër”, thuhet në reagimin e Qendrës për Edukim Qytetar (QQQ).

“Ligji për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare parashikon ndalimin e shfaqjes së simboleve të vendeve të tjera, ndër të tjera, në objektet qeveritare”, thuhet në llogarinë e OQQ-së në Twitter.

Pas këtyre reagimeve në mediat malazeze dhe në opinionin publik, vetë Dukaj ka sqaruar foton:

“Për shkak të vëmendjes së paprecedentë mediatike dhe sulmeve të ndryshme të pabaza, për hir të publikut, jam i detyruar të theksoj si në vijim: Si shqiptar etnik, në Komunën e Tuzit kam shfrytëzuar të drejtën e vendosjes së flamurit shqiptar përveç flamurit të Malit të Zi, sepse kjo është në përputhje me rregulloret e shtetit tonë; Fotoja ime, në të cilën përveç flamurit të Malit të Zi shihet edhe flamuri i popullit shqiptar në Mal të Zi, nuk vjen nga Ministria e Administratës Publike, sepse kjo nuk do të ishte në përputhje me rregulloret e shtetit tonë; Më vjen keq që mediat dhe hapësira publike e Malit të Zi është ende një terren provash për informacione të paverifikuara, sensacionale dhe spekulime të llojeve të ndryshme. Unë vazhdoj punën time në interes të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi dhe në partneritet me aleatët tanë evropianë dhe euroatlantikë”. /TCH

Exit mobile version