Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Fshatrat shqiptare të rajonit të Plavë e Gucisë: Vuthaj, Kukaj dhe Hakaj po hyjnë̈ ne ditën e 5-të pa energji elektrike

Fshatrat shqiptare si Vuthaj, Kukaj dhe Hakaj dhe lagjja e Matinajve , Gropa e Smajlit si dhe disa vendbanime tjera ne komunat e  Plavës e Gucisë po hyjnë̈ ne ditën e 5-te pa energji elektrike.

 Dëmtimi i rrjetit të transmisionit te energjisë̈ eklektike  për shkak të te reshurave te dëborës dhe mirëmbajtja  e keqe e rrjetit të distribucionit te Malit të Zi kanë rezultuar  me faktin që  shumë vendbanime ne Plavë Guci festat e fundvitit po i  kalojnë  në errësirë energjetike e  informative. Të reshurat intensive nuk janë̈ të pazakonta në këto treva, por habit fakti se reagimi i distribucionit ishte joadekuat karshi situatës së krijuar  duke i lënë vendbanime të tëra në errësirë̈ dhe pa kushte elementare të jetesës madje duke mos pasur informata se kur përafërsisht do të normalizohet situata./ Plava e Gucia Sot

Exit mobile version