Ekipi i Otrantit nga Ulqini në javën e XIV-të të ligës së dytë të futbollit të Malit të Zi ka arritur një fitore me shumë vlera me rezultatin 2:1 kundër ekipit vendas Jezero të Plavë.
Edhe pse ishin vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 50-të të takimit kjo nuk i pengoi aspak mysafirët nga Ulqini që të vazhdojnë me lojën e tyre të mirë. Si rezultat i kësaj i inkuadruari në pjesën e dytë Knezheviq me dy gola, në minutin e 75-të dhe në atë 90+2 i siguroi Otrantit fitoren e tretë radhazi.
Me këtë rezultat ekipi i Ulqini Otrant tonë duket se kaluar krizën e rezultateve dhe tani shikon ka pjesa e epërme e tabelës së klasifikimit.