Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gazeta amerikane (1929) / Mbreti Zog, me ndihmën e Fondacionit Rockfeller dhe shkencëtarit të Harvardit, nis luftën kundër malaries në Shqipëri

Burimi : I pritur nga kryetari i Kuvendit, Evangjeli, Mbreti do të bëjë betimin para Kushtetutës. — Foto : Armando Bruni. — L’Illustrazione Italiana, Milano, 9 shtator 1928


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Mars 2023

“St. Louis Post-Dispatch” ka botuar, të dielën e 14 prillit 1929, në faqen n°6, një shkrim rreth angazhimit asokohe të Mbretit Zog për të luftuar sëmundjen e malaries në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog i Shqipërisë nis luftën kundër malaries

Instituti Rockefeller do të avancojë gjysmën e fondit prej 1.000.000 dollarësh për fushatën e mëtejshme.

Nga Associated Press 

Burimi : St. Louis Post-Dispatch, e diel, 14 prill 1929, f.6

Tiranë, Shqipëri. 13 Prill. — Mbreti Zog ka nisur, me ndihmën e Fondacionit Rockefeller, një fushatë mbarëkombëtare për të pastruar Shqipërinë nga malaria, një murtajë që godet vendin prej shekujsh.

Fondacioni Rockefeller, mësohet se do të avancojë 500.000 dollarë për fushatën dhe qeveria shqiptare do të shtojë një shumë të barabartë.

Mbreti Zog do të ketë si ndihmës në këtë luftë Dr. Lewis Hackett, shkencëtarin e Harvardit që drejtoi operacionet e Fondacionit Rockefeller në Itali. Dr. Hackett do të bëjë një studim shkencor të vendit për të marrë njohuri të sakta mbi shkaqet e sëmundjes, e cila shkakton çdo vit 10.000 viktima.

Exit mobile version